Please enter at least 3 characters.

Vjollca Abdullahu nuk do të ndalet vetëm me “Holla at me”

2016/01/f.0809143207587_m.jpg

Vjollca ka bashkëpunuar me hip-hop grupin Skillz me këngën “Bone veç për mu” ku Vjollca këndon refrenin e kësaj kënge.

Këngëtarja gjatë një prononcimi për Telegrafi.com ka thënë se do të ketë shumë bashkëpunime me këngëtar brenda dhe jashtë Kosovës.

“Jam duke u bërë përgatitur për albumin tim më të ri dhe do të ketë shume bashkëpunime me këngëtarë brenda dhe jashtë Kosovës. Unë bashkëpunoj me producentët Zzapin dhe Christin, në kompozimin e këngëve unë u kam bërë dhe vazhdojë të bëj këngë për këngëtarët tonë”.

“Pikërisht bëjë vijën melodike të këngëve. Deri tash kam bërë këngë për Nora Istrefin në bashkëpunim me Ermalin, po ashtu edhe një tjetër këngë që tash është në bashkëpunim me MC Kreshen, edhe për Ryva Kajtazin, Adelina Berishen,këngën On Air. Gjithashtu jemi duke bashkëpunuar me Eni Kocin, ka edhe shumë të tjera që do t’i kuptoni shumë shpejt”, ka thënë Vjollca.

Më poshtë sjellim këngën “Hall at me” të Vjollca Abdullahut.