Please enter at least 3 characters.

Vjen reagimi i liderit të AfD-së pas fitores në landin gjerman

Lideri i AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Siegmund, ka festuar rezultatin e fortë të partisë së tij, duke deklaruar: “Ne kemi bërë histori në këtë vend”.

Ulrich Siegmund, 35 vjeç, e ka përshkruar vazhdimisht një fitore si një hap të rëndësishëm drejt synimit për të marrë pushtetin në nivel kombëtar, në zgjedhjet federale të vitit 2029.

“Votuesit e kanë bërë absolutisht të qartë se duan më në fund ndryshime politike dhe, mbi të gjitha, kanë treguar se duan që këto ndryshime t’i bëjnë së bashku me ne”, tha Siegmund.

Ai u shfaq krah dy drejtuesve kombëtarë të AfD-së teksa u publikuan rezultatet e para.

Të tre reaguan me entuziazëm ndërsa u bë e qartë mbështetja e madhe që kishte siguruar partia.

Festimet nisën edhe në tubimin e AfD-së në natën e zgjedhjeve, në qytetin e Magdeburgut.

Mbështetësit valëvitën flamujt gjermanë, përqafuan njëri-tjetrin dhe festuan rezultatin që e konsideruan si një sukses të rëndësishëm politik.