Please enter at least 3 characters.

Vjen ‘po’ e Mehmedit për Torinon

2017/07/092252973-f6b37b52-ad9a-405a-9c81-cbcb4d102a54.jpg

Duket se ardhmja e Admir Mehmedit do të jetë te Torino.

Anësori shqiptar sipas TuttoSport nuk ka ndërmend të qëndrojë te Bayern Leverkuseni dhe kështu ka pranuar kalimin në Serie A.

Lojtari i ka dhënë Toros dritën e gjelbër dhe tani sytë kthehen nga klubi italian, të cilët duhet të bisedojnë me Leverkusenin rreth çmimit.

Oferta e Torinos priret të jetë rreth katër milionë euro.

Në të kaluarën Mehmedi ka qenë pjesë e Zurich, Dynamo Kyiv dhe Freiburg. /Telegrafi/