Vjedhje në një kompani në Bardhosh, hajnat depërtojnë me forcë dhe marrin para
Foto: Ilustrim
17/07/2026
Një person ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe kanë vjedhur para.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të enjten rreth orës 01:09 në fshatin Bardhosh të Prishtinës.
Tutje bëhet e ditur se sipas ankuesit, janë shkaktuar dëme materiale.
“Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e kompanisë së tij dhe kanë vjedhur para. Po ashtu, sipas ankuesit, janë shkaktuar dëme materiale”, thuhet në raport.
Ndërkaq, siç thuhet në njoftim njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke e hetuar rastin për të cilin është informuar prokurori. /Telegrafi/


