Please enter at least 3 characters.

Vjedhje e rëndë në Pejë

2017/04/vjedhje_banese_7876-e1492764494369.jpg

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një person ka njoftuar në Polici se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në dy shtëpitë e vëllezërve të tij dhe kanë arrit të vjedhin një pistoletë dhe gjësende të ndryshme shtëpiake.

Rasti ka ndodhur të dielën në ora 18:00 në Pejë.

Viktimat jetojnë në shtetet evropiane, ndërkaq Njësia përkatëse policore është duke hetuar rastin. /Telegrafi/