Please enter at least 3 characters.

Vjedhje e rëndë në Leposaviq, persona të dyshuar vodhën pushkë dhe gjësende në një vikendicë

2022/10/Ilustrim-Policia-e-Kosoves-PK-Policia-e-trafikut-rrugor-foto-Ridvan-Slivova-8.jpg

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot në një lokacion afër Soqanicës në komunën e Leposaviqit është raportuar për një rast vjedhje e rëndë e cila ka ndodhur në një pronë private (vikendicë), ku person/a të dyshuar kanë vjedhur një pushkë ajrore dhe gjësende tjera.

“Njësitet relevante policore nga stacioni policor Leposaviq, së bashku me hetuesit policorë dhe njësitin e Forenzikës, kanë ndërmarr veprimet e nevojshme policore drejt hetimit dhe ekzaminimit të vendit të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Të gjitha veprimet e mëtejme policore do të ndërmerren në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, me qëllim të hetimit dhe zbardhjes sa më parë të rastit si dhe sjelljes së personit/ave të dyshuar para organeve të drejtësisë. /Telegrafi/