Please enter at least 3 characters.

Viti shkollor mund të fillojë me grevë

2016/01/Rrahman-Jasharaj-viziton-grevistet-ne-shkollen-nazim-gafurri-foto-ridvan-slivova-02-e1547814465984.jpg
14:"Ridvan Slivova

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, i ka bërë thirrje Qeverisë që mos ta injorojë dialogun me këtë sindikatë sa i përket realizimit të kërkesave të mësimdhënësve, se ndryshe, më 1 shtator do të ketë grevë të përgjithshëm.

Në një intervistë për gazetën “Epoka e Re”, Jasharaj ka kërkuar të miratohet në kuvend projektligji për statusin e mësimdhënësve për vitet 89-99.

Ai ka thënë se komunat nuk kanë bërë planifikime buxhetore për 70 për qind ë vlerës së biletave për mësimdhënësit udhëtarë dhe nuk kanë plotësuar as obligimin për tri paga me rastin e pensionimit të punëtorëve të arsimit. “Qeveria, si duket, po heziton ta nisë dialogun, e kjo është keq”, është shprehur ai.

Rrahman Jasharaj ka thënë se duhet te ketë sërish rritje të pagave për mësimdhënës sipas normës së inflacionit.

Kryesindikalisti i arsimit ka kërkuar që institucionet të bëjnë më shumë për ta shtuar sigurinë në shkolla. /Telegrafi/