Please enter at least 3 characters.

Visar Kastrati do të ndajë drejtësinë në ndeshjet e Ligës së Kampionëve

2024/10/Visar-Kastrati-1.jpg
14:"Nelli Sargsyan

Shtëpia më e madhe e futbollit evropian, UEFA ka deleguar Visar Kastratin si gjyqtar kryesor për ndeshjen ndërmjet Zrinjski dhe Virtus, në kuadër të kualifikimeve për Ligën e Kampionëve.

Në këtë sfidë evropiane, e cila do të zhvillohet në Mostar të Bosnje e Hercegovinës, Kastrati do të ndihmohet nga asistentët Besnik Morina dhe Arbnor Bullatovci.

Gjyqtar i katërt i takimit do të jetë Valon Bajgora, ndërsa për sistemin VAR është deleguar Dardan Çaka, me Alban Shalën si AVAR.

Përfshirja e pesë gjyqtarëve nga Kosova në këtë ndeshje tregon vazhdimësinë e besimit të UEFA-s në cilësinë e arbitrimit kosovar.

Ndeshja Zrinjski – Virtus do të luhet të martën, më 15 korrik, duke filluar nga ora 21:00 në stadiumin e HRS Zrinjski. /Telegrafi/