Please enter at least 3 characters.

Virgin Group vlerëson lart iniciativën Digital Kosovo

2016/01/virgin-group-vler-euml-son-lart-iniciativ-euml-n-digital-kosovo_hd.jpg

“Pa dyshim se fjalimi më inspirues në këtë javë erdhi nga Kushtrim Xhakli nga iniciativa Digital Kosovo që foli për sfidën e komunitetit të tij në arritjen e njohjeve digjitale për Kosovën”, shkruan faqja prestigjoze Virgin.

Duke cituar pjesë nga fjalimi i Xhaklit, Virgin shkruan se iniciativa Digital Kosovo ndihmon në tejkalimin e barrierave ekzistuese duke inkurajuar kompanitë që ta inkorporojnë Kosovën në listën e tyre të shteteve.

Kushtrim Xhakli është ndërmarrës dhe anëtar i bordit në IPKO Foundation, si dhe ideator i portalit Digital Kosovo, projekt që është zhvilluar nga IPKO Foundation, mbështetur nga Ambasada Norvegjeze, Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës dhe British Council. Ndërsa, gjatë kësaj jave ai ishte në Crowdsourcing Week Europe në Kopenahgë, duke folur për eksperiencat globale, transformimet digjitale dhe adoptimi i konsumatorëve, duke ndarë elemente të rëndësishme me pjesëmarrësit e interesuar ndër to edhe rreth projektit të Digital Kosovo.

Artikullin e plotë mund ta gjeni në këtë link. Ndërsa më shumë mbi iniciativën mund të lexoni këtu.