Vinicius Jr i bashkohet listës elitare të lojtarëve që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime në një sezon gjatë këtij shekulli
Sulmuesi i Real Madridit, Vinicius Junior i është bashkuar një liste elitare lojtarësh që kanë arritur mbi 20 gola dhe mbi 20 asistime brenda këtij shekulli, pasi këtë e vulosi me golat dhe asistimet e tij në javën e fundit kundër Levantes në La Liga.
Ylli brazilian luajti gjithë ndeshjen në fitoren e madhe të Real Madridit ndaj Levantes me rezultat 6-0, duke shënuar një het-trik të shkëlqyer dhe duke regjistruar një asistim.
Heroizmat e tij për gjigantët spanjollë e panë atë të arrijë një pikë historike mbresëlënëse prej plus 20 golave dhe 20 asistimeve.
Vinicius Jr, i cili ka 21 gola në të gjitha garat këtë sezon, iu bashkua një klubi ekskluziv që përfshin lojtarë elitar si Lionel Messi, Cristiano Ronaldo dhe Thierry Henry, ndër të tjera.
Për më tepër, kjo ka ndodhur vetëm në 30 raste në pesë ligat më të mira të Evropës në shekullin e 21-të, sipas shifrave të faqes së specializuar të transferimeve dhe statistikave Transfermarkt.
Messi zotëron këtë listë me tetë herë nga 30 rastet, me Luis Suarez që e ka arritur këtë sukses në katër raste.
Ronaldo, Neymar dhe Frank Lampard janë lojtarët e tjerë që kanë arritur pikën historike në më shumë se një rast.
Në listë gjenden edhe emra tjerë të mëdhenj si Ronaldo, Ronaldinho, Henry dhe Karim Benzema.
Listën e plotë e lojtarëve që e kanë arritur:
Thierry Henry (Arsenal, 2002/03) - 32 gola dhe 28 asistime Ronaldinho (Barcelona, 2005/06) - 26 gola dhe 24 asistime Cristiano Ronaldo (Manc Utd, 2006/07) - 23 gola dhe 22 asistime Frank Lampard (Chelsea, 2006/07) - 21 gola dhe 21 asistime Frank Lampard (Chelsea, 2008/09) - 20 gola dhe 21 asistime


