Please enter at least 3 characters.

Vinicius Jr: E ardhmja e Mbappes është te Real Madridi, fansat e ëndërrojnë ardhjen e tij

2019/06/vinicius-mbappe.png

Kylian Mbappe është lidhur me një lëvizje në Real Madrid për vite me radhë dhe Vinicius Junior beson se francezi përfundimisht do të bashkohet me klubin spanjoll.

18-vjeçari ka folur rreth sulmuesit të Paris Saint-Germain dhe ishte plot me lëvdata për të, duke thënë se e sheh të ardhmen e tij te Mbretërit.

"E ardhmja e Mbappes është në Real Madrid", ka thënë fillimisht Vinicius në një intervistë me Telefoot.

"Mendoj se ai do të vijë shumë shpejt".

Kylian Mbappe (Foto: Matthias Hangst/Getty Images/Guliver)

"E di se të gjithë tifozët e Real Madridit po ëndërrojnë për Mbappe".

"Jo vetëm ata të Real Madridit, por fansat e ekipeve në të gjithë botën".

"E admiroj shumë, pasi ai ka fituar shumë tituj".

"Nëse ai vërtet vjen në Real Madrid, atëherë do të jetë me të vërtetë i mirë", përfundoi braziliani. /Telegrafi/