Please enter at least 3 characters.

Vincezno Montella: Sevilla është më e fortë se Milani

2018/01/montiss.jpg

Deri dje ishte trajner i Milanit, sot thotë se skuadra e tij e re është më e mirë se skuadra italiane.

Vincenzo Montello, i cili mori drejtimin e ekipit të Sevillas, ka bërë një krahasim me klubin aktual dhe atij që e drejtoi deri para një muaji.

Ai pohon se spanjollët aktualisht janë klub më i suksesshëm se gjiganti italian.

"Milani është një klub i madh në 30 vjetët e fundit, por Sevilla ka fituar mbi dhjetë në dhjetë vjetët e fundit. Sevilla është gjithmonë në Evropë dhe është klub shumë më i fortë se Milani", tha Montella në një konferencë për shtyp .

Montella mori përsipër Sevillën në vend të Eduardo Berizzos, i cili u shkarkua shkaku i rezultateve të dobët.

Gjithashtu edhe italiani ka arritur rezultateve jo të kënaqshme gjatë këtij sezoni me Milanin, i cili e zëvendësoi me Genaro Gatusson.

Sevilla theksojmë se aktualisht gjendet në pozitën e pestë të renditjes tabelore të ligës elitare spanjolle. /Telegrafi/