Villas Boas mohon kontaktin me Barcën
20/07/2013
Mediat spanjolle dhe angleze e kanë lidhur teknikun e Tottenham me një kalim te Barcelona pas largimit të konfirmuar të Tito Vilanovas.
Por, AVB ka preferuar që të respektojë gjendjen e Titos duke mos dashur të flasë për këtë çështje.
“Unë trajner i Barcelonës? Momentalisht po brengosem vetëm për shëndetin e Tito Vilanovs dhe nuk është koha që të flasim tani për spekulime të tilla”, ka theksuar Villas Boas. /Telegrafi/


