Videoja e TikTokerit gjatë udhëtimit me aeroplanin e Singapor Airlines nxit një lumë reagimesh – pamjet shikohen mbi 45 milionë herë
Videoja e një burri që udhëton në klasin e parë me aeroplanin e aviokompanisë Singapore Airlines ka nxitur debat lidhur me udhëtimin luksoz.
Gjatë 6 gushtit, përdoruesi Pitor në TikTok, i njohur për detajet e zbuluara gjatë udhëtimeve në vlogun e tij, ka treguar për përvojën e tij të udhëtimit me Singapore Airlines, transmeton Telegrafi.
Videoja që ka gjeneruar 45.2 milionë shikime në TikTok, tregon sesi pritet që nga hyrja në aeroplan e deri te kabina që nuk mungon pothuajse asgjë.
Nga shtrati, tavolina e punës e deri të shampanja, e kjo ka nxitur një lumë komentesh e reagimesh të ndryshme.
Shumë kanë pyetur sesi është e mundur që gjatë udhëtimit, një pasagjer të gjejë kohë, për televizor, punë në laptop, pije e madje edhe për fjetje. /Telegrafi/


