Please enter at least 3 characters.

Video që dëshmon se Sampaoli e pyet Messin edhe për zëvendësime: A ta fusim në lojë Agueron?

2018/06/092353975-0d5d678a-2f65-49d4-8f31-d16490441195-750x430.jpg

Trajneri i Argjentinës, Jorge Sampaoli, ishte në pozitë të keqe në fillimin e këtij Kampionati Botëror.  

Kjo pasi Argjentina nuk kishte arritur të fitojë asnjëherë nga dy ndeshjet e para në grup, ndaj Islandës dhe Kroacisë.

Prej ditësh flitej se Sampaoli nuk e ka në dorë skuadrën e tij dhe se lojtarët kryesor e kanë marr në dorë situatën e krijuar.

Për ndeshjen me Nigerinë shumë gjëra kishin ndryshuar, ndërsa nga minuta e parë luanin Ever Banega, Angel Di Maria dhe Gonzalo Higuain.

Formacioni kishte ndryshuar në 4-4-2.

https://twitter.com/11Pundit/status/1011604413058879490

Sipas gazetës argjentinase ‘Ole’, trajneri ua ka lënë situatën në dorë lojtarëve dhe kjo vërehet edhe në pjesën e dytë kur ai e pyet Messin se a duhet ta fusë në lohë Agueron.

“El Kun, a ta fus në lojë El Kun?”, duke iu referuar Agueros.

Ishin momente paniku, ndërsa Messi kthehet dhe flet me trajnerin argjentinas. Zëvendësimi kryhet pas disa minutash dhe sulmet e pandërprera të argjentinasve arrijnë ta sjellin fitoren. /Telegrafi/