Please enter at least 3 characters.

Victoria Beckham në linjë telefonike me mjekët dhe infermierët, i falënderon për punën e palodhshme

2020/04/GettyImages-466184926.jpg
216:"HONG KONG - MARCH 14: Fashion Designer and Singer Victoria Beckham arrives on the red carpet during the 2015 amfAR Hong Kong gala at Shaw Studios on March 14, 2015 in Hong Kong. (Photo by Jerome Favre/Getty Images)
12:"Getty Images

Mjekët dhe infermierët në mbarë botën janë duke bërë punë të palodhshme në përpjekje për të ndaluar përhapjen e COVID-19.

Figurat publike janë duke i ndihmuar ata si nga ana financiare e po ashtu edhe nga ajo emocionale, shkruan Mirror.

Së fundmi Victoria Beckham përmes një telefonate me disa infermierë dhe mjekë të pa lodhur, i ka falënderuar ata përzemërsisht për punën e tyre të palodhshme.

Ish-pjesëtarja e grupit "Spice Girls" tha se ishte e nderuar të fliste me stafin, pasi ata vazhdojnë ta rrezikojnë veten për të ndihmuar në shpëtimin e të tjerëve.

"Ata janë kaq frymëzues dhe të gjithë duhet të bëjmë pjesën tonë për të qëndruar në shtëpi dhe duke ndihmuar këta punëtorë të mrekullueshëm dhe kolegët e tyre", ka deklaruar dizajnerja.

Ajo shtoi se sa mirënjohëse është ndaj të gjithë atyre që janë duke u përpjekur gjatë kësaj krize globale.

Kujtojmë se Victoria së bashku me familjen e saj tashmë janë duke qëndruar të izoluar në shtëpinë e tyre, për shkak të sigurisë për të mos u infektuar nga virusi vdekjeprurës. /Telegrafi/