Please enter at least 3 characters.

Vezë të mbushura

2010/12/1024x768-f2b21802-64bc-11eb-a115-0242ac130010.jpg

Për 4 persona * 1 tufë majdanozë* 1 lugë mustardë* 2 lugë djathë i shkrirë* 4 vezë të ziera* 50 gr gjalpë,* vaj,* kripë* piper i zi.

Përgatitja:

Vezët e ziera dhe të qëruara i presim përgjysmë. I nxjerrim të verdhat dhe i vëmë në kullojsë mbi një enë të thellë. Pastaj, me lugë i shtypim të verdhat e vezës.

Në enën me të verdhat e vezës e shtojmë mustardën dhe djathin e shkrirë. E grijmë majdanozin dhe e shtojmë në enë. Përziejmë me lugë, derisa të bashkohet masa.

Masën e fituar e vëmë në shiringë kuzhine. Me shiringë, me masën i mbushim gjysmat e vezëve. Pastaj, i vëmë në enë qeramike.

Sipër gjysmave të vezës vëmë nga një copë gjalpë. Sipër grijmë piper të zi.

Enën e vëmë në furrë. Pjekim 5 minuta, në temperaturë prej 195 gradë.

Pjatën për servirje e zbukurojmë me keçap. Në mes, të pjatës i servirim vezët e mbushura.

E zbukurojmë me gjethe majdanozi.

/Telegrafi/