Please enter at least 3 characters.

Vetura në Rahovec pëson dëme të mëdha nga vërshimet

Reshjet e dendura të shiut dhe vërshimet e shkaktuara gjatë ditës së sotme kanë lënë pasoja edhe në automjete.

Një Golf 5 ka pësuar dëme të konsiderueshme pasi është përfshirë nga sasia e madhe e ujit gjatë përmbytjeve.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë gjendjen e automjetit pas depërtimit të ujit, ndërsa dëmet materiale në veturë duken të dukshme.

Reshjet intensive kanë shkaktuar probleme në disa zona, duke ndikuar në qarkullim dhe duke shkaktuar dëme në prona e automjete. /Telegrafi/