Please enter at least 3 characters.

Vetura godet tre këmbësorë në Vushtrri

2021/08/policia-e-kosoves-naten-560x360-1-e1687555870260.png

Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Vushtrri ku një veturë ka goditur tre këmbësorë.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti.

“Aksident trafiku me lëndime, i ndodhur rreth orës 20:00, në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Vushtrri. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe tre këmbësorë. Tre këmbësorët e lënduar janë dërguar për tretman mjekësor”, tha ai./Telegrafi/