Please enter at least 3 characters.

Vetura godet për vdekje një person në Vitomiricë të Pejës

2018/08/Aksident.jpg
4:"user

Një person ka ndërruar jetë pasi është goditur nga një veturë sonte rreth orës 20:00, në Vitomiricë të Pejës.

Lajmin e ka konfirmuar Xhevat Ibraj nga Policia në Pejë.

“Si pasojë e një aksidenti fatal një person i gjinisë mashkullore ka ndërruar jetë në Spitalin Rajonal të Pejës. Personi i cili ka shkaktuar aksidentin me automjet është arrestuar”, ka thënë Ibraj për Insajderin.

Policia po vazhdon hetimet për këtë rast.