Please enter at least 3 characters.

Vetura godet një këmbësor në Prishtinë

2021/05/Aksident-LAJMI-I-FUNDIT-1.png

Sot rreth orës 09:30, në rrugën "Tringë Ismajli" në Prishtinë, ka ndodhur një aksident rrugor, në mes të një automjeti dhe një këmbësori.

Policia e Kosovës për rajonin e Prishtinës bën të ditur se si pasojë e aksidentit këmbësori ka pësuar lëndime trupore. I njëjti është dërguar për trajtim të nevojshëm mjekësor.

Hetuesit e njësitit të trafikut rajonal  po merren me rastin. /Telegrafi/