Please enter at least 3 characters.

Vetura fluturuese vjen së shpejti?

2016/01/f.0513194643506_210.jpg

Pas leximit të një studimi të NASA-së që sfidoi ekuacionin tradicional për tërheqjen aerodinamike, McGinnis besonte ai më në fund e gjeti përgjigjen për krijimin e një automjeti fluturues që është i lirë, i sigurt, efikas, i qetë, dhe i cili lehtësisht mund të rehatojë një familje katër anëtarëshe.

Aeroplanin e tij veturë, McGinnis e ka quajtur Synergy. Inovacioni i saj më i madh është se krahët e këtij aeroplani-veturë janë të projektuara në formë të kutisë për tërheqje minimale dhe efikasitet maksimal gjatë rrëshqitjës në ajër.

Krahët e aeroplanit-veturë shndërrohen në formë të kutisë gjatë ngritjes, dhe sapo automjeti fluturues të jetë në ajër, krahët shtrihen dhe zgjerohen automatikisht, ndërsa gjatë aterrimit, krahët e Synergy përsëri mblidhen dhe palohen në vendin e vet.

Synergy është i pajisur edhe më një kompjuter autopilot i cili ndihmon drejtuesin e saj gjatë aterrimit, dhe një parashutë balistike, e cila hapet vetëm në rast emergjence./ Telegrafi /