Please enter at least 3 characters.

Vetura bie nga ura e Dollcit në Klinë, raportohen për disa të lënduar

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në Klinë, ku një veturë ka rënë nga ura e Dollcit.

Sipas raportimeve fillestare të mediumit lokal Klina.info, nga aksidenti kanë mbetur të lënduar gjashtë persona.

Në pamjet e publikuara nga vendi i ngjarjes shihen njësitet policore dhe ekipet emergjente që kanë dalë për të intervenuar.

Policia e Kosovës deri më tani nuk ka dhënë detaje zyrtare lidhur me rastin apo gjendjen e të lënduarve.

Telegrafi ka provuar të marrë konfirmim zyrtar nga policia, por deri në momentin e publikimit të lajmit nuk ka marrë përgjigje.