Vetullat e trasha nxjerrin në pah sytë
08/09/2013
Shumë femra ngatërrojnë vetullat e trasha me një pamje të egër, pothuajse të lenë pas dore. Nuk është ashtu, madje është krejt e kundërta! Pikërisht ngaqë janë të trasha, për vetullat duhet kujdes i veçantë. Vetullat duhet të ndjekin linjën e tyre.
Me brushë duhet t’i krihni vetullat në drejtim të ballit dhe, nëse ndonjë qime del jashtë vijës natyrore të vetullave, duhet ta preni me gërshërë. Më pas, vetullat krihen në pozitë të natyrshme.
Nëse doni të rinovoni pamjen tuaj, ju këshillojmë të ndiqni tendencat e fundit duke ndryshuar edhe pamjen e vetullave tuaja.


