Please enter at least 3 characters.

Vetëvendosje kërkon mbështetje financiare nga qytetarët - por jo "nga persona apo biznese të dyshimta, e as shuma të mëdha"

2019/09/69849325_10156138147237000_3079060821846786048_o-e1567933990574.jpg

Lëvizja Vetëvendosje edhe për këto zgjedhje të parakohshme iu është drejtuar qytetarëve për mbështetje financiare duke thënë se është e domosdoshme të fitojnë zgjedhjet, pasi qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.

VV thotë se kësaj radhe fitorja e saj është e domosdoshme, “për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë”.

Postimi i plotë:Ta ndihmojmë fitoren për të mirën e venditTë dashur miq e mbështetës të Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Si në çdo zgjedhje, ne i drejtohemi qytetarëve për mbështetje financiare.Si subjekti më transparent në Kosovë, ne e kemi patur një mbështetje financiare në rritje, e cila është përkthyer edhe në rezultat më të mirë elektoral.Kësaj radhe fitorja jonë është e domosdoshme, për ta çliruar shtetin e Kosovës nga kapësit e korruptuar e kriminalë.Ne nuk pranojmë financime nga persona apo biznese të dyshimta. Nuk pranojmë shuma të mëdha. Fuqia jonë bazohet në ndihmat e vogla, që na i jepni shumë prej jush.Andaj, me rastin e zgjedhjeve të 6 tetorit, ku Lëvizja VETËVENDOSJE! do të fitojë, ne duhet të bëjmë një fushatë perfekte.Për ta arritur këtë, është e nevojshme ndihma juaj. Cilado shumë që keni mundësi, pa ju ngushtuar e pa ju vënë në vështirësi, neve na ndihmon që ta sjellim më pranë kthesën e madhe.Qeveria Kurti do të jetë momenti i kthimit të Kosovës kah e mbara, për të gjithë qytetarët e saj.Udhëzimet mund t'i gjeni në faqen: https://donacion.vetevendosje.org /Telegrafi/