Please enter at least 3 characters.

Veterani Tom Moore që mblodhi afro 33 milionë funte për autoritetet shëndetësore, vdes nga coronavirusi

2021/02/Tom-moore.jpg

Veterani i Luftës së Dytë Botërore, Kapiteni Tom Moore ka ndërruar jetë si pasojë e coronavirusit.

Sipas BBC, përcjell Telegrafi, 100-vjeçari i cili mblodhi pothuajse 33 milionë funte për Shërbimin Shëndetësor Kombëtar në Mbretërinë e Bashkuar ishte dërguar të dielën në Spitalin Bedford pasi pati probleme me frymëmarrje.

Vajza e tij Hannah Ingram-Moore tha se 100-vjeçari  ishte trajtuar për pneumoni gjatë javëve të fundit dhe javën e kaluar ai pati rezultuar pozitiv me COVID-19.

Pallati Buckingham tha se Mbretëresha, Elizabeta e dytë, po i dërgonte një mesazh privat ngushëllimi familjes së Kapitenit Tom Moore.

“Me trishtim të madh po ju njoftojmë për vdekjen e babait tonë të dashur”, thanë në një deklaratë vajzat e Moore, Ingram-Moore dhe Lucy Teixeira. /Telegrafi/