Please enter at least 3 characters.

Vet-aksident në Prishtinë, i dehur me veturë dëmton shtyllat anësore të rrugës

2024/01/Policia-e-Kosoves-i-ekspozon-me-rastin-e-24-vjetorit-te-themelimit-Forenzika-foto-Ridvan-Slivova-98-e1705739433763.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Një person është arrestuar për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimi të veturës kishte shkaktuar vet-aksident ku për pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të mërkurën rreth orës 23:30, në Prishtinë.

Po ashtu sipas raportit bëhet e ditur se të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me alkool-test dhe ka rezultuar 1.39 promil.

“Është arrestuar i dyshuari  mashkull kosovar, për shkak se në gjendje të dehur gjatë drejtimit të veturës me targa vendore kishte shkaktuar vet-aksident dhe si pasojë ka dëmtuar dy shtylla anësore të rrugës. Të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit me  alkool-test  dhe ka rezultuar 1.39 promil”, thuhet në raport.

Ndërkaq, siç thuhet në raport i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/