Please enter at least 3 characters.

Vesa Luma sjell fotografi përkrah presidentes Osmani: 28 Nëntori i këtij viti me gruan që na ka frymëzuar aq shumë këto vite

2021/11/Screenshot_4-70.png

Dita e Flamurit njëkohësisht 28 Nëntori është festuar sot (e diel) edhe në Kosovë.

Për datën e veçantë të shqiptarëve u organizuan evenimente të ndryshme, në njërin prej të cilëve ka qenë e pranishme edhe këngëtarja Vesa Luma.

Kjo e fundit ka publikuar një imazh në rrjete sociale ku shfaqet me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmanin.

Ajo theksoi se në këtë përvjetor u takua me gruan që e ka frymëzuar prej shumë vitesh.

“28 nëntori i këtij viti me gruan që na ka frymëzuar aq shumë këto vite, Vjosa Osmani. Krenare për presidentin time”, kanë qenë fjalët e Lumës drejtuar Osmanit.

Veshja e tyre po ashtu përkon me festën, teksa presidentja ka zgjedhur një kostum Kuq e Zi dhe Vesa një fustan të punuar.

Në këtë ditë gjithashtu komandanti legjendar, Adem Jashari, do të festonte ditëlindjen e 66-të. /Telegrafi/