Please enter at least 3 characters.

Verstappen i papërmbajtshëm në Baku, Piastri rrëzohet – Russell dhe Sainz në podium

Verstappen dhe Russel

Max Verstappen dominoi Çmimin e Madh të Azerbajxhanit në pistën emocionuese të Baku-t, duke siguruar një fitore të pastër për Red Bull. Në podium, pas tij u renditën George Russell i Mercedes dhe Carlos Sainz me Williams.

McLaren pati një ditë për t’u harruar. Australiani Oscar Piastri, lider i renditjes së përgjithshme, u rrëzua që në fillim të garës.

Ai startoi nga pozita e 9-të, por pas një nisjeje të dobët ra menjëherë në fund dhe më pas humbi kontrollin në kthesën e pestë. Shoku i tij i skuadrës dhe ndjekësi më i afërt në klasifikim, Lando Norris, e mbylli garën vetëm në vendin e shtatë.


Norris nuk arriti të përfitonte sa duhej nga dështimi i Piastres, duke marrë vetëm gjashtë pikë nga kjo garë.

Diferenca mes tyre në renditjen e përgjithshme tani është ngushtuar në 25 pikë. Verstappen, ndërkohë, renditet i treti në klasifikim.

Për holandezin kjo ishte fitorja e katërt e sezonit dhe e dyta radhazi, pas triumfit në Monza në fillim të muajit.


Gara e ardhshme do të zhvillohet më 5 tetor në Singapor. Carlos Sainz u shpall “Piloti i Ditës”, duke i dhënë Williamsit një podium të shumëpritur pas një kohe të gjatë. /Telegrafi/

Motorsport Standings provided by Sofascore


Motorsport Standings provided by Sofascore