Vendoset kafazi, spektakël i madh MMA sonte në zemër të Shtëpisë së Bardhë - pamje nga arena
Janë publikuar pamje nga arena ku do zhvillohet spektakli UFC në Shtëpinë e Bardhë, në kuadër të festimeve të ditëlindjes së 80-të të presidentit amerikan Donald Trump.
Në pamjet e publikuara shihet kafazi i vendosur në qendër të lëndinës, i rrethuar nga tribunat.
Raportohet se arena ka kapacitet për më shumë se 4,000 spektatorë.
UFC, e cila organizon ndeshje të arteve marciale të përziera (MMA), do të zhvillojë shtatë ndeshje në kafaz atje.
MMA është një sport shpesh i përgjakshëm që kombinon teknika të tilla si boksi, mundja, kikboksi, karateja dhe jiu-jitsu.
Kritikët u përpoqën ta parandalonin ngjarjen përmes mjeteve ligjore.
Ata pretenduan se Trump po lejonte UFC-në dhe mikun e tij të hershëm Dana White, presidentin e organizatës, të përdornin hapësirën e Shtëpisë së Bardhë për të promovuar një ngjarje sportive private dhe fitimprurëse. /Telegrafi/


