Please enter at least 3 characters.

Vendimi për pronat e Manastirit të Deçanit, shefi i zyrës së BE-së: Një hap i mirëpritur

2023/11/Tomas-Szunyog-ambasador-i-BE-se-ne-Kosove-foto-Ridvan-Slivova-7-e1698915747937.jpg
20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Sunzyog ka përshëndetur vendimin e Qeverisë së Kosovës, për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me pronat e Manastirit të Deçanit.

Sunzyog në një postim në “X” ka shkruar se kjo është një ditë e mirë për sundimin e ligjit në Kosovë.

“Zbatimi i shumëpritur i vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 për çështjen e Manastirit të Deçanit dhe Regjistrimit të truallit të Manastirit më në fund bëhet realitet.

BE-ja bazohet në sundimin e ligjit. Ruajtja e sundimit të ligjit dhe respektimi i pavarësisë së gjyqësorit janë parakushte të nevojshme për rrugën e Kosovës drejt BE-së”, ka deklaruar Sunzyog.

Ai ka thënë se vendimi i sotëm është një hap i mirëpritur, i cili tregon përkushtimin e Kosovës. /Telegrafi/