Vendimi për Drenica II, tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin
Dega e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Drenas, ka reaguar ndaj pas vendimit të Gjykatës së Apelit, duke thënë se kjo është edhe një tentim për ta barazuar kriminelin me çlirimtarin dhe është një idiotësi e madhe nga gjykatat ndërkombëtare.
Sipas kësaj dege, këto vendime politike nuk janë asgjë tjetër veç tentimi për të ia ulur vlerat luftës së UÇK-së.
Ja reagimi i plotë:Me indinjatë të thell sot morëm lajmin për konfirmimin e dënimeve nga e ashtu quajtura "gjykata e apelit" në rastin e grupit Drenica II.Kjo e dëshmon më se miri , se edhe 16 vite pas lufte dënohen luftëtarët e UÇK-së, me akuza të fabrikuara nga Beogradi, dhe me montime fallce!Kjo është edhe një tentim për ta barazuar kriminelin, me çlirimtarin, kjo është një idiotësi e madhe nga gjykatat ndërkombëtare, këto vendime politike nuk janë asgjë tjetër veç tentimi për të ja ulur vlerat luftës së UÇK-se!Këto vendime politike dhe dashakeqe na bëjnë që të mos i besojmë drejtësisë ndërkombëtare!" Ishte UÇK-ja ajo që i ra kambanës së alarmit për ta zgjuar gjithë planetin. Ishte ajo që u vra e u copëtua për t'ia bërë të qartë botës se ç'po ndodhte në Kosovë..."Edhe sot po bie kambana për të gjithë ne se Çlirimtaret po dënohen pa fakte e pa prova, frika e madhe është që do dënohen prap...luftëtarë të UÇK-së!Prandaj ne duhet të jemi shumë të vetëdijshëm se çka po ndodh, dhe duhet qe të reagojmë në çdo formë, për të i mbrojtur shokët dhe djemtë tanë me të mirë dhe luftëtaret me të denjë ,prijësit dhe komandantët e vërtetë që po mbahen në burgje pa fakte dhe po dënohen pa fakte dhe prova, prova e vetme është se ishin luftëtar të UÇK- së, dhe mbrojtën vendin nga kriminelet serb!Le të shërbej kjo si një thirrje që të zgjohemi nga kjo agoni, mos të heshtim përpara këtyre padrejtësive të mëdha po ndodhin.Kësaj nuk i thonë "drejtësi" por kjo është pa drejtësia më e madhe që po ndodhë.Nder dhe respekt luftëtarëve tëUÇK- së!Lavdi Luftës së UÇK-së!Rroftë UÇK- ja!Me respekt,OVL-UÇK-së, dega Drenas


