Please enter at least 3 characters.

Veljanoski për marrjen në pyetje: Ju përgjigja ftesës së Prokurorisë (Video)

2016/01/veljanoski-fton-v-euml-zhguesit-e-huaj-p-euml-r-zgjedhjet-presidenciale_hd.jpg

Pas një ore, ish-kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, ka dalur nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku edhe është marrë në pyetje.

Pasi doli nga ndërtesa e Prokurorisë, Veljanoski nuk zbuloi arsyen e paraqitjes, ndërsa shkurt tha se vetëm i është përgjigjur ftesës, njofton Telegrafi Maqedoni.

"Ju përgjigja ftesës së Prokurorisë. Unë nuk i kam parë provat", tha Veljanoski pas daljes nga Prokuroria.

Ai është në mesin e pesë të dyshuarve për organizimin e ngjarjeve të përgjakshme në Kuvend më 27 prill të vitit 2017.

Në muajin shkurt Prokuroria kërkoi paraburgim për Veljanoskin, por gjykata nuk ia caktoi, pasi Kuvendi nuk ia hoqi mandatin e deputetit./Telegrafi/