Please enter at least 3 characters.

Vedati i Stupcave e gjen "zogun më të mirë prej krejtve" (Foto)

2017/07/vedatttt-e1499870027622.jpg

Super hiti "Fenix" nga Tuna dhe Cozman ka qenë një ndër këngët më të dëgjuara të verës 2013.

Kjo këngë dhe fraza e saj e famshme "zogu më i mirë prej krejtve", dëgjohej kudo, dhe u shndërrua në sensacionin e atij viti.

Mesa duket edhe pas kaq vitesh, kjo frazë është e komentuar, ndonëse këngëtarja Tuna nuk etiketohet më me epitetin e "zogut".

Së fundmi, aktori i njohur Vedat Bajrami i “Stupcave", i njohur për shkatë e tij në rrjetet sociale, ka publikuar një fotografi mjaft satirike në llogarinë personale në Instagram.

Në fotografinë që ai ka shfaqur vërehet një zog i sapoçelur nga veza, ndërsa në mbishkrimin e fotografisë shkruan: "Zogu më i mirë prej krejtve".

Kjo fotografi është përcjellë me të qeshura pa fund nga shumica e komentuesve. /Telegrafi/