Vedat Muriqi zbarkon në Spanjë, thotë se është i lumtur dhe mezi po pret që të bashkohet me skuadrën
29/01/2022
Vedat Muriqi ka mbërritur në Spanjë dhe nesër do t'i nënshtrohet ekzaminimeve të zakonshme mjekësore para nënshkrimit të kontratës me Mallorcan
Mbërrijtja e tij në Spanjë është portretizuar me disa foto të sulmuesit në aeroport.
Menjëherë pasi zbriti Muriqi i ka thënë edhe fjalët e para për mediat që e kanë pritur, duke thënë se është i lumtur.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu dhe se mezi pres të takojë shokët e rinj dhe trajnerin”, shkruan 21Mallorca në Twitter.
Muriqi ka kaluar te Mallorca nga Lazio si huazim për gjashtë muaj. /Telegrafi/


