Please enter at least 3 characters.

Vedat Muriqi vazhdon shkëlqimin dhe golat te Fenerbahce

2019/10/muriqi-e1571593177842.jpg

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi ka gjetur golin e radhës me Fenerbahcen në Superligën e Turqisë.

Fenerbahce është duke luajtur në udhëtim te Denizlispor në ndeshjen e vlefshme për javën e tetë në kampionatin turk.

Në këtë takim ka shënuar edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi për epërsinë 2-0.

Goli i sulmuesit shqiptar erdhi në minutën e 62-të të ndeshjes.

Ky gol u asistua nga turku Emre Belazouglu.

Me këtë gol, Muriqi shkon në kuotën e katër golave këtë sezon në Superligën e Turqisë. /Telegrafi/

https://twitter.com/1907Attackers/status/1185971525167529986