Please enter at least 3 characters.

Vdiq në një qendër masazhi, policia jep detaje për rastin në Prishtinë

2023/10/ilustrim-shiriti-i-ndalimit-policia-e-kosoves-foto-Ridvan-Slivova-2.jpg

Një person ka humbur jetën derisa ka qenë në një qendër masazhi në Prishtinë.

Policia njofton se dy dëshmitare kanë raportuar në polici se atij i ishte përkeqësuar gjendja gjatë trajtimit.

"Prishtinë 25.08.2024-14:00. Dy dëshmitare femra kosovare kanë njoftuar se klienti i tyre viktima mashkull shtetas i huaj gjatë trajtimit iu ka keqësuar gjendja shëndetësore. Njësiti emergjencës ka dal në vend ngjarje dhe sipas mjekut i njëjti është pa shenja jete", thuhet në njoftim.

Policia shton tutje se me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion. /Telegrafi/