Please enter at least 3 characters.

Vdesin dy të rinj nga Kosova, në një aksident të rëndë në Hungari

2024/01/foto5-2.jpg

Dy shtetas të Kosovës kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë që ka ndodhur në Hungari.

Për rastin e vdekjes së dy të rinjve nga Kosova ka njoftuar familjari i tyre Bashkim Hoxha.

Ai në një postim në Facebook shkruan se në këtë aksident ka ndërruar jetë djali i vëllait të tij dhe dhëndri i tyre.

Lexoni të plotë postimin:

“Një ditë të gjithë do të kthehemi te krijuesi ynë !Të dashur familjarë, farefis e ju miq të nderuar.Më bëhet zemra copash teksa po i shkruaj këta rreshta, për ta ndarë me ju lajmin e keq  se djali i vetëm i vëllait tim Kushtrim (Kujtim) Hoxha dhe bashkëshorti i motrës së tij, Jetmir (Naser) Rexhepi,  kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti të rëndë automobilistik.U ndanë nga jeta dy djem të mbarë, të edukuar dhe prindër të rinj.Zoti i mëshiroftë mes lulesh të Xhennetit, inshaAllahPër varrimin do t'i'u informojmë me kohë”. /Telegrafi/