Please enter at least 3 characters.

Vdes profesori universitar Belul Beqaj

2017/05/beluli-e1639040445768.jpg
425:"Analistët kosovarë krizën politike në vend, si dhe rënien e qeverisë me votimin e mocionit të mosbesimit të Qeverisë të propozuar nga grupet parlamentare opozitare e ndërlidhin me fillimin e koalicionimit të deritanishëm PDK-LDK-Lista Serbe, koalicion i cili sipas tyre u prish ashtu sikurse u formua për shkak të mosmarrëveshjeve të brendshme. Foto: Politologu Belul Beqaj. ( Erkin Keçi - Anadolu Agency )
11:"Erkin Keçi

Është ndarë nga jeta në moshën 65 vjeç, profesori universitar Belul Beqaj.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët përmes një njoftimi, ku është bërë e ditur se varrimi do të bëhet sot në orën 13:00.

“Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se më i dashuri ynë Belul Beqaj ndërroi jetë sot më 25 shtator 2022. Varrimi i të ndjerit do të bëhet sot më 25.09.2022 në ora 13:00, në varrezat e qytetit, Prishtinë (Arbëri). Familja Beqaj”, thuhet në njoftimin e familjes.

Dr. Belul Beqaj lindi në Prizren më 1957, ku i kreu shkollën fillore dhe gjimnazin. Ka diplomuar, magjistruar në Fakultetin e Shkencave Politike në Universitetin e Beogradit, përkatësisht në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, ndërsa ka doktoruar në fakultetin e Shkencave Politike të Universitetit publik të Maqedonisë.

Është autor i dhjetëra punimeve publicistike -shkencore, pjesëmarrës në konferenca të shumta brenda dhe jashtë Kosovës. /Telegrafi/