Please enter at least 3 characters.

Vdes një person në Podujevë, ra nga lartësia e një objekti

Foto: Ilustrim

Një person ka ndërruar jetë pasi ka rënë nga një objekt sot rreth orës 14:00 në rrugën “Ilir Konushevci”, në Prishtinë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

Sipas tij, viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë.

“Sot rreth orës 14:00, kemi pranuar informatën se në rrugën Ilir Konushevci në Podujevë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Viktima nuk ka arritur të përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit, janë duke zhvilluar hetimet lidhur me sqarimin e rrethanave të rastit”, ka thënë Pllana. /Telegrafi/