Please enter at least 3 characters.

Vdes në QKUK vajza e aksidentuar dje në Skenderaj

2016/11/aksidentt-3.jpg

Ka ndërruar jetë vajza e cila ishte goditur nga vetura dje në Skenderaj.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një njoftimi.

“Lidhur me rastin, më 22.11.2016 viktima femër K/Shqiptare-fëmijë, e cila ishte duke u trajtuar në QKUK-Prishtinë nga lëndimet e marra ka ndërruar jetë”, ka njoftuar policia.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës u lirohet familjareve për ceremoni mortore.