Please enter at least 3 characters.

Vdes në moshën 70-vjeçare aktori suedez që luajti në filmin “Death in Venice”, Bjorn Andresen

Bjorn Andresen

Bjorn Andresen, aktori suedez i njohur për rolin e tij si Tadzio në filmin e vitit 1971 “Death in Venice”, ka ndërruar jetë në moshën 70-vjeçare.

Ai u bë i famshëm që në moshën 15-vjeçare, kur regjisori italian Luchino Visconti e quajti “djalin më të bukur në botë”, një titull që e shoqëroi gjatë gjithë jetës dhe ndikoi negativisht në karrierën dhe jetën e tij.

Andresen përjetoi eksperienca të pakëndshme gjatë xhirimeve, duke përfshirë vizita të detyruara në klube homoseksuale, gjë që e bëri të ndjehej i pafuqishëm dhe i shfrytëzuar.

Bjorn Andresen

Pas suksesit të filmit, ai shkoi në Japoni, ku u bë i famshëm dhe model, me një adhurim masiv nga fansat, kryesisht femra.

Ai vazhdoi të luante në mbi 30 filma dhe seriale dhe u bë pianist dhe muzikant i aftë.

Roli i Tadzios, megjithatë, e ndjeki gjatë gjithë jetës dhe ndikoi në perceptimin e tij mbi karrierën dhe marrëdhëniet personale.

I njëjti kishte dy fëmijë me ish-gruan e tij, poeten Suzanna Roman.

Ai u kujtua si një person kurajoz dhe një yll që përjetoi famën e hershme me sfida të mëdha personale. /Telegrafi/