Please enter at least 3 characters.

Vdes këmbësori që u godit nga vetura para disa ditësh

20:"Photo:RIDVAN SLIVOVA

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndërruar jetë personi i cili ishe goditur nga një veturë në Milloshevë.

Viktima ishte goditur nga vetura më datën 6 mars.

"Lidhur me rastin, nga QKUK është informuar se këmbësori mashkull kosovar i cili ishte duke u trajtuar ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion", njofton policia./Telegrafi/