Vdekja është jeta e tyre (Video+18)
Në një dokumentar të transmetuar nga mediat gjermane tregohet jo vetëm organizimi i ceremonive të varrimit dhe trajtimi “i saktë” i kufomës. Repertori i tyre përfshin gërmimin e varrit, deri tek “mbështetja” e familjarëve gjatë lamtumirës për më të dashurve të tyre, transmeton Telegrafi.
Michael Keunecke është një nga 28 ligjëruesit e qendrës trajnuese për funeralet në Muennerstadt - Gjermani.
Ai mëson situatat me të cilat ai dhe kolegët e tij përballen çdo ditë. Pronari i një prej më të shtëpive moderne të varrimit përpiqet që të përmirësojë imazhin e zymtë të kësaj industrie - me sukses.
Por jo vetëm Keunecke është duke punuar për të përmirësuar reputacionin nganjëherë të dobët. Një brez i ri po e bënë këtë.
Edhe sipërmarrësi nga Hamburgu, André Hahn në “aktivitetin” firmës së tij përfshin një bartje të dinjitetshme të të vdekurve. Në vend të një veture të thjeshtë, të vdekurit transportohet me një veturë luksoze. /Telegrafi/


