Please enter at least 3 characters.

Vdekja e 3-vjeçarit te dentisti, Prokuroria e Tiranës nis hetimet

2021/06/Prokuroria-e-Tiranes-3-1068x601-1.jpg

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për ‘neglizhencë në trajtimin mjekësor’ ndaj mjekut Roland Xhaxho.

Anestezisti trajtoi fëmijën 3-vjeçar i cili humbi jetën pas një kirurgjie në dhëmbë.

Njoftimi:

Duke marrë parasysh ndjeshmërinë e madhe të opinionit publik për ngjarjen ku i mituri me inicialet B.S., humbi jetën pas trajtimit në një klinikë private, si dhe interesin e shtuar të medias në lidhje me këtë çështje, Prokuroria Tiranë dëshiron të informojë se:

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiskionit të Përgjithshëm Tiranë, mbi bazën e materialit të referuar nga Komisariati i Policisë Nr.4 më shkresën Nr.7057/k Prot të datës 04.10.2023, ka regjistruar më datë 05.10.2023 procedimin penal nr.6477 të vitit 2023, për veprën penale “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”, parashikuar nga neni 96 i Kodi Penal.

Nga ana e prokurorisë, po vijon kryerja e veprimeve të tjera procedurale në lidhje me procedimin penal, me qëllim evidentimin e të gjitha rrethanave dhe shkaqeve të vdekjes së shtetasit. /Telegrafi/