Please enter at least 3 characters.

Vazquez: Nuk ka rikthim në Spanjë, kam idetë te qarta për karrierën time

Pas përfundimit të kontratës me Real Madridin këtë verë, Lucas Vazquez ka vendosur të nisë një aventurë të re në Gjermani, duke iu bashkuar skuadrës së Bayer Leverkusenit në Bundesligë.

Ish-anësori i “Los Blancos” ka zbuluar se kishte disa oferta pas largimit nga Madridi, por nuk kishte dëshirë të qëndronte më në futbollin spanjoll.

“Kisha interes nga disa ekipe, por doja të vazhdoja të konkurroja në nivelin më të lartë”, ka thënë fillimisht Vazquez për mediat gjermane.

Vazquez e sheh këtë si mundësinë ideale dhe e ka vendosur të mos kthehet në Spanjë.

“Kjo mundësi që më erdhi ishte ideale për mua në çdo aspekt. Nuk mendoj se do të rikthehem më në Spanjë. Kam shumë të qartë idetë për të vazhduar karrierën time”.

Vazquez është larguar nga Real Madridi pas një dekade me klubin, ku fitoi gjithçka në nivel klubesh, duke përfshirë edhe tre tituj të Ligës së Kampionëve.

Tani, 32-vjeçari synon të sjellë përvojën dhe mentalitetin fitues te një Leverkusen ambicioz. /Telegrafi/