Please enter at least 3 characters.

Vazhdon procesi i vaksinimit antiCOVID-19, ky është orari për personat e moshës mbi 65 vjeç

2021/05/vaksinimi-antiCOVID-19-ne-sallen-1-Tetori-foto-Ridvan-Slivova-18.jpg

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar orarin e ri të vaksinimit për qytetarë, ku nga sot për tri ditë, të mërkurën, premten dhe të shtunën pritet të vaksinohen grup-mosha mbi 65 vjeç.

Në njoftim thuhet se nga 12 maj 2021, procesi i vaksinimit kundër COVID-19 fillon për personat e moshës mbi 65 vjeç,(me prioritet personat e regjistruar në platformën e-Kosova), fillimisht me komunat e Rajonit të Prishtinës për të vazhduar me komunat e tjera pastaj sipas orarit më poshtë:

Orari i vaksinimit kundër COVID-19E mërkurë, 12 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç, (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova).

Rajoni i Prishtinës: Prishtina, Podujeva, Obiliqi, Fushë-Kosova, Drenasi, Lipjani (salla “1 Tetori”, Prishtinë)

E premte, 14 maj: (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF

E shtunë, 15 maj (08:00-19:30)

Personat e moshës mbi 65 vjeç (me prioritet personat e regjistruar në e-kosova)

Prishtina  (Salla “1Tetori”, Prishtinë)

Të gjitha komunat: Në QKMF. /Telegrafi/