Please enter at least 3 characters.

Vazhdon përndjekja, Luana Vjollca detyrohet të denoncojë në prokurori fansin e marrosur pas saj?

2021/02/luanavjollca_13667175611304204007348653749801142466746066n-e1612180511358.jpg

Moderatorja Luana Vjollca ka përfunduar në prokuroi për shkak të një fansi.

Gazetarja Klodiana Lala ka raportuar për BallkanWeb se prezantuesja shumë e ndjekur dhe e komentuar ka denoncuar një fans që e përndjek në Prokurorinë e Tiranës, i cili ishte kthyer në burim stresi dhe shqetësimesh, për moderatoren.

Kjo është hera e dytë që Vjollca përballet me fansat në organet e drejtësisë.

Më herët policia ka arrestuar një tjetër person për përndjekjen e moderatores dhe këngëtares.

Po kështu mësohet se ajo lëviz me makinë me shofer për shkak të këtyre problemeve.