Please enter at least 3 characters.

Vazhdojnë protestat e 'Jelekëve të Verdhë' në Francë

2019/02/yellow_vest_2.jpg
502:"PARIS, FRANCE - DECEMBER 15: Yellow Vest protesters march in front of police on December 15, 2018 in Paris, France. The protesters gathered in Paris for a 5th weekend despite President Emmanuel Macron's recent attempts at policy concessions, such as a rise in the minimum wage and cancellation of new fuel taxes. But the 'Yellow Vest' movement, which has attracted malcontents from across France's political spectrum, has shown little sign of slowing down. (Photo by Veronique de Viguerie/Getty Images)
12:"Getty Images

"Jelekët e Verdhë" që kanë dalë në rrugë në qytete të ndryshme të Francës me në krye kryeqytetin Paris, protestuan presidentin Emmanuel Macron dhe qeverinë e tij.

Protestuesit e mbledhur në rrugën Champ Elysees në Paris, marshuan në kryeqytet. Gjatë marshimit pati një tension të shkurtër ndërmjet policisë dhe protestuesve.

Më pas, kur protestuesit shkuan në sheshin Invalides dhe hodhën gurë e shishe ndaj policisë, u ndeshën me gaz lotsjellës.

Drejtoria e Policisë së Parisit bëri të ditur se në kryeqytet u arrestuan 16 persona.

Protesta pati gjithashtu edhe në Bordeaux, Toulouse, Marseille, Nantes, Strasbourg, Nice dhe Saint-Etienne.

lexo po astu

Sipas të dhënave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në protestat në rang vendi morën pjesë mbi 10 mijë e 200 persona, 3 mijë prej tyre në Paris.

Protestat që vazhdojnë prej 17 nëntor 2018 janë kthyer në protestat më të dhunshme të viteve të fundit në Francë.

Në protesta kanë humbur jetën 11 persona dhe janë plagosur më shumë se 2 mijë të tjerë. 8 mijë e 400 persona u ndaluan nga policia dhe 1796 prej tyre u dënuan me burg.

Në protesta u vunë re përplasje herë pas here ndërmjet policëve dhe protestuesve, sulme ndaj institucioneve publike, plaçkitje e dyqaneve, djegia e automobilave dhe kazanëve të mbetjeve dhe ndërhyrje e ashpër e policëve ndaj protestuesve.

Protestat kanë shkaktuar dëme kolosale në ekonominë e vendit. Ndërkohë që numri i të papunëve për shkak të protestave është rritur në 72 mijë e 675, kostoja për shtetin arriti në 38 milionë euro.

Për shkak të protestave dëmi i dyqaneve, restoranteve dhe qendrave tregtare ka kaluar shifrën e 2 miliardë eurove ndërkohë që sektori ushqimor u dëmtua afërsisht 13 miliardë dollarë. /Telegrafi/