Please enter at least 3 characters.

Van Bommel dëshiron hakmarrje ndaj Interit për finalen e humbur me Bayerin

2018/10/Mark-van-Bommel.jpg
304:"MADRID, SPAIN - MAY 21: In the handout image provided by UEFA, captain Mark van Bommel during the Bayern Munich Press Conference prior to the UEFA Champions League Final match versus Inter Milan at the Estadio Santiago Bernabeu on May 21, 2010 in Madrid, Spain. (Photo by Handout/UEFA via Getty Images)
7:"Handout

Trajneri i PSV-së, Mark van Bommel, thotë se konsideron derbi përballjen ndaj Interit në Ligën e Kampionëve.

Holandezi thotë se kërkon fitore ndaj zikaltërve për t'u hakmarrë kështu edhe për finalen e humbur me Bayern Munichun.

"E kam humbur finalen e Ligës së Kampionëve nga Interi në vitin 2010", ka thënë Van Bommel.

(Foto: Jamie McDonald/Getty Images/Guliver)

"Përballja e tyre me PSV është speciale. Do të jetë derbi i vogël për mua. Kanë kalua tetë vite nga nata në Madrid, por ende dhemb".

"Interi i Mourinhos taktikisht ishte perfekt. Por, kur iu bashkova Milanit në janarin e 2011, iu hakmora. E kemi mundur Interin 3-0 në derbi, kemi shkuar pesë pikë mbi ata dhe fituam Scudetton në fundin e sezonit".

Van Bommel në tentim për të ndalur Wesley Sneijderin gjatë derbit të Milanos në prillin e 2011 (Foto: Claudio Villa/Getty Images/Guliver)

"Grupi jonë është më i vështiri. Do jetë speciale edhe përballja me Barçën, e kam fituar Ligën e Kampionëve me ata. Në atë skuadër ishin edhe Eto'o e Ronaldingo, dy fenomena", shtoi ai.

Interi ndeshjen e parë në fazën e grupeve e fitoi ndaj Tottenhamit, kurse PSV e humbi nga Barcelona. /Telegrafi/